David Beckham e konfirmon se dëshiron që lojtarë si Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi të kalojnë te Inter Miami

  • 27 February 2020 - 11:02
David Beckham e konfirmon se dëshiron që lojtarë si Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi të kalojnë te Inter Miami

David Beckham ka lënë të kuptohet se ai mund të sjellë emra si Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi në Miami.

Legjenda angleze që tani është pronar i klubit, Inter Miami, do të startojë këtë sezon në MLS. Zërat janë rritur për ardhjen e një emri të madh në klubin e ri.

Messi dhe Ronaldo që ende po shkëlqejnë në La Liga dhe Serie A, duket se kanë ende karrierë në Evropë. Sidoqoftë, superylljet e futbollit janë në vitet e tyre të fundit të karrierës, dhe mund të vendosin që largohen drejt SHBA-së.

Duke folur në “Tonight Show” me Jimmy Fallon, Beckham dha disa informacione interesante.

“Ne jemi kontaktuar nga shumë lojtarë të ndryshëm me mundësi që të vijnë për t’u bashkuar me ekipin”.

“Si çdo pronar, edhe unë dëshiroj lojtarët më të mirë”.

“Dhe nëse kemi mundësinë të sjellim lojtarë si Cristiano ose Leo Messi, që unë kam admirim të madh për lojtarë si ata. Nëse ne mund t’i sjellim këta lojtarë, atëherë është e shkëlqyeshme”, ka thënë ai. Shumë lojtarë të njohur kanë luajtur në MLS si: Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

(Kosova Sot Online )