Wilderi bëhet horë: U ankua se humbi shkaku i kostumit me të cilin mburrej dikur

  • 27 February 2020 - 13:16
Wilderi bëhet horë: U ankua se humbi shkaku i kostumit me të cilin mburrej dikur

Deontay Wilderin e ka mbuluar turpi për shkak është zbuluar se dikur mburrej se stërviste çdo ditë me jelekun 20-kilogramësh, të cilin e fajësoi për humbjen ndaj Tyson Fury në rimeçin për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, duke thënë se gjatë ecjes për në ring, ai ia kishte humbur energjinë.

Amerikani 34-vjeçar, siç njihet me nofkën “Bombarduesi i Bronztë” e humbi titullin e botës në WBC të shtunën mbrëma në Las Vegas, duke i pësuar dy nokdaunë para se ekipi i tij ta hidhte peshqirin në dysheme në rundin e shtatë.

Pas luftës, Wilder u ankua se paraqitja e tij në ring u pengua dhe u ndikua nga veshja e rëndë me të cilën eci deri në ring, e cila peshonte 20 kilogramë dhe se ajo ia kishte harxhuar energjinë. Por ky arsyetim i tij është bërë të duket qesharake tani kur është zbuluar se Wilderi ishte mburrur gjatën një emisioni me “The Joe Rogan Exprerience” më 2018, se gjithmonë kishte stërvitur i veshur në atë kostum 20 kilogramë të rëndë.

“Dua t’i aktivizoj muskujt, më kuptoni çfarë dua të them. Ne bëjmë gjithçka me shpejtësi. Unë e vesh një jelek që peshon 25 kilogramë në të gjitha stërvitjet e mia dhe çdo gjë që bëj unë ka peshë shtesë në mua”, pati shpjeguar Wilder më 2018.

Kjo nënkupton se veshja me të cilën Wilder eci deri në ring ishte në fakt pesë kilogramë më e lehtë se ajo që pretendon se e vesh çdo ditë në stërvitje.

(Kosova Sot Online )