Ylli i Premierligës: Kam mundur t’i bashkohem grupit kriminal dhe të shisja drogë

  • 27 February 2020 - 15:55
Ylli i Premierligës: Kam mundur t’i bashkohem grupit kriminal dhe të shisja drogë

Ylli i Premierligës, Adama Traore, ka treguar historinë e tij të dhimbshme të fëmijërisë.

Sulmuesi i krahut ka treguar për fëmijërinë e tij dhe kohën kur ishte në Barcelonë. Ai ka treguar se kur ishte në Spanjë mund të bëhej pjesë e getove dhe të shiste drogë.

“Unë, vëllain im dhe disa shokë dominikanë na ftonin shpesh grupet e rrugës për t’u bërë pjesë e tyre. Ishte pjesëmarrja në këto grupe që të bënte popullor. Ne kishim mentalitet tjetër, pasi donim të bëheshim futbollistë. Shihnim sherre çdo ditë, por nuk donim që të ishim pjesë e tyre”, tha Traore.

“Jam bërë pjesë e sherreve, sepse kishte grupe të fortësh në shkollën ku isha. Ata luftonin për të qenë në krye. Kam parë armë, përplasje me thika, shishe dhe gjithçka tjetër. Ata më ftonin shpesh për të qenë pjesë e tyre dhe për të shitur drogë, por nuk u tundova kurrë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)