Reali mund ta blejë Salahun për 150 milionë euro

  • 27 February 2020 - 17:26
Reali mund ta blejë Salahun për 150 milionë euro

“Los Blancos” po e kërkojnë zëvendësuesin e Gareth Balet dhe e kanë zgjedhur sulmuesin e Liverpoolit

Real Madridi e ka rikthyer interesimin për Mohamed Salahun.

Gjiganti spanjoll beson se mund ta transferojë sulmuesin e Liverpoolit për një shumë të përafërt me 150 milionë euro.

Kështu shkruan mediumi spanjoll “El Desmarque”.

Sulmuesi egjiptian lidhet qe një kohë të gjatë me një transferim në “Santiago Bernabeu”.

Reali e sheh atë një alternativë më të volitshme financiare në krahasim me Kylian Mbappen e Paris Saint-Germainin.

Prandaj, Mbretërit mund ta nisin një ofanzivë për ish-futbollistin e Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës gjatë verës.

Salah u shpall kampion evropian dhe botëror me Liverpoolin vitin e kaluar, ndërsa sivjet pritet ta fitojë edhe Premierligën.

(Kosova Sot Online)