E ardhmja e De Geas, e paqartë

  • 27 February 2020 - 17:50
E ardhmja e De Geas, e paqartë

Portieri spanjoll nuk është i vendosur nëse do ta vazhdojë eksperiencën në Manchester United apo jo.

David de Gea nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Unitedit apo jo.

Portieri spanjoll e vazhdoi kontratën me “Djajtë e Kuq” në shtator të vitit të kaluar dhe tash është lidhur me këtë klub deri në vitin 2023.

Mirëpo, gjiganti anglez mund ta shesë ish-portierin e Atletico Madridit në mënyrë që të bëjë fonde të mjaftueshme për të blerë lojtarë të tjerë.

Në rast se shitet De Gea, United mund ta rikthejnë në “Old Trafford” portierin Dean Henderson, aktualisht i huazuar në Sheffield United.

(Kosova Sot Online)