Lakers shënojnë fitore të lehtë në udhëtim te Warriors

  • 28 February 2020 - 08:40
Lakers shënojnë fitore të lehtë në udhëtim te Warriors

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e gjashtë me radhë në NBA.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në udhëtim te Golden State Warriors me rezultat të thellë 86:116.

Edhe pse në mungesë të LeBron James, Lakers nuk patën problem ndaj ish-kampionëve të NBA që patën mungesa të mëdha.

Anthony Davis me 23 pikë, gjashtë kërcime, një asistim, dy bllokada dhe dy topa të vjedhur ishte basketbollisti kryesor te Lakers.

Me lojë të mirë u dallua edhe Kyle Kuzma me 18 pikë si dhe Dwight Howard me 13 të tjera.

Lakers vazhdojnë dominimin në Konferencën e Perëndimit pasi janë në pozitën e parë me 45 fitore e 12 disfata.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Oklahoma Coty Thunder që para adhuruesve të vet ka mposhtur Sacramento Kings me katër pikë diferencë 112:108.

Danilo Gallinari ishte basketbollisti më efikas te vendasit me 24 pikë e gjashtë kërcime, teksa me lojë të mirë u dallua edhe fundori Gilgeous-Alexander me 20 të tjera.

Harrison Barnes me 21 pikë ishte basketbollisti më i mirë te Kings, por që nuk mjaftuan këto shënime për fitore.

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – New York Knicks 115:106

Indiana Pacers – Portland Trail Blazers 106:100

Oklahoma City Thunder – Sacramento Kings 112:108

Golden State Warriors – LA Lakers 86:116

(Kosova Sot Online )