Unitedi, Interi e klube të tjera presin fatin në shortin e Ligës së Evropës
Sezoni 2019/20 i Ligës së Evropës po shkon gjithnjë e më afër finales. Tashmë dihen 15 nga 16 pjesëmarrësit në fazën e 1/8 të finales së këtij turneu.
Disa klube gjigante të Evropës – si Manchester Unitedit, Interi e Roma – do ta vazhdojnë garën me qëllim për ta fituar titullin dhe për ta siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Kur hidhet shorti për 1/8 e finales?
Shorti për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Evropës do të mbahet të premten, më 28 shkurt, në orën 13:00. Shorti do të mbahet në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
(Kosova Sot Online )