UEFA i frikësohet Man Cityt, udhëzon zyrtarët të kenë kujdes

  • 28 February 2020 - 09:08
UEFA i frikësohet Man Cityt, udhëzon zyrtarët të kenë kujdes

UEFA e tronditi botën e futbollit kur e dënoi Manchester Cityn me gjobë prej 30 milionë eurosh dhe pezullim për dy sezonet e ardhshme të garave evropiane. Tani, zyrtarët e këtij institucioni frikësohen se tifozët mund t’i sulmojnë dhe për këtë arsye janë udhëzuar të vishen me rroba normale në ndeshjet e klubit anglez.

UEFA e dënoi Manchester Cityn për shkelje të rregullave të ndershmërisë financiare (Financial Fair Play – FFP) dhe për mosbashkëpunimin gjatë hetimeve, duke e suspenduar klubin për dy vjet nga garat evropiane dhe duke e gjobitur me 30 milionë euro.

Manchester City reagoi shpejt duke deklaruar se klubi është i pafajshëm dhe premtoi se ta dëshmojë që UEFA gaboi me vendimin e vet, përmes apelimit të atij vendimi në CAS.

CAS dje e konfirmoi se Manchester City e ka apeluar edhe zyrtarisht vendimin e UEFA-s, përmes një deklaratë të lëshuar të mërkurën.

Reagimi nga tifozët e Manchester Cityt ka qenë aq i ashpër saqë zyrtarët e UEFA-s nuk kishin asgjë identifikuese për shtëpinë e futbollit ku punojnë gjatë ndeshjes së Cityt me Real Madridin në Madrid të mërkurën.

Kjo pasi që zyrtarët e UEFA-s frikësohen se tifozët e klubit anglez mund t’i sulmojnë ata po ta kuptojnë se ku punojnë. Zyrtarët e UEFA-s janë udhëzuar që të vazhdojnë të vishen në atë mënyrë edhe në ndeshjet e radhës të Cityt.

(Kosova Sot Online )