Ramos komenton “El Clasicon” e fundjavës

  • 28 February 2020 - 09:24
Ramos komenton “El Clasicon” e fundjavës

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i vlerëson përballjet në El Clasico me Barcelonën si ndeshje më ndryshe nga të tjera, përderisa insiston se ai merr kënaqësi të madhe nga fitoret kundër këtij rivali të madh.

Real Madridi do të tentojë ta kalojë Barcelonën në tabelën e La Ligës përmes tre pikëve shumë të nevojshme për klubin madrilen nga ndeshja e së shtunës në Santiago Bernabeu.

Djemtë e Zinedine Zidane pësuan disfatë befasuese me rezultat 1:0 në ndeshjen si mysafirë kundër Levantes në fundjavën e kaluar, duke e lejuar Barcelonën të kalojë për dy pikë përpara në tabelën e La Ligës para derbit të kësaj fundjave.

Los Blancos e vazhduan ecurinë e rezultateve të dobëta duke pësuar disfatë edhe në Ligën e Kampionëve, ku u mposhtën me rezultat 2:1 nga Manchester City, të mërkurën në Santiago Bernabeu.

Para kësaj jave të fundit, Real Madridi s’e kishte pësuar asnjë disfatë që nga tetori, mirëpo Ramos shpreson se Real Madridi do t’i kthehet formës së vjetër pasi që një fitore kundër skuadrës së Quique Setien do t’i sillte kënaqësi të madhe atij.

“Nuk është si çdo ndeshje tjetër. Përkundër që janë në pyetje vetëm tre pikë si në çdo ndeshje tjetër, El Clasico është shumë më ndryshe. Fitorja kundër Barcelonës do të na sillte kënaqësi të madhe”.

“Për më tepër, kjo ndeshje zakonisht ka ndikim shumë të madh në grup, sa i përket atmosferës në skuadër. Që të dyja ekipet e dinë këtë dhe është diçka me të cilën duhet të përballemi sa më mirë, në mënyrë që të shkojmë drejt fitores”.

“Që nga fillimi i javës, e gjithë përvoja është ndryshe. Kjo ndeshje sjell shumë vëmendje nga meiat, por kjo e bën edhe kaq të mrekullueshme ndeshjen… La Liga, lojtarët, ndjenja që e ke brenda vetes. Është shumë e vështirë për t’u shpjeguar”.

“Mund edhe të jetë shumë e rëndësishme, varësisht nga rezultati, mirëpo unë mendoj se ka mbetur edhe shumë deri në fund të sezonit. Ka shumë pikë ende në lojë dhe gjithçka mund të ndodhë”.

(Kosova Sot Online )