Sancho: Do të luaja futboll çdo vit deri në moshën 100-vjeçare

  • 28 February 2020 - 09:29
Sancho: Do të luaja futboll çdo vit deri në moshën 100-vjeçare

Jadon Sancho shpreson se ai do ta ketë mundësinë të luajë futboll çdo ditë deri në ditën kur t’i mbushë 100 vjeç, pasi që ylli i Borussia Dortmundit ka thënë se ky sport do të mbetet gjithmonë dashuria e tij e parë.

Talenti anglez Jadon Sancho ka qenë në formë fantastike për Borussia Dortmundin këtë sezon, pasi që ka kontribuar me 13 gola dhe 14 asiste në ndeshjet e tij në Bundesligës.

Për më tepër, Sancho, i cili ishte lojtari i parë në top pesë ligat e Evropës që arriti t’i regjistrojë 10 gola dhe 10 asiste, i ka shënuar edhe dy gola të tjera në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Nëse do të varej nga ai, anësori ka thënë se do të luante futboll deri sa t’i mbushte 100 vjeç, shkaku i dashurisë së tij të madhe për këtë sport.

“Unë thjesht e dashuroj futbollin. Nuk mund të ma largosh këtë – thjesht e dua lojën, e dua sportin”, ka thënë Sancho, në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Bundesligës.

“Kështu që po, nëse do të më jepej mundësia, do të luaja çdo ditë deri në moshën 100-vjeçare. Por, për fat të kuq, ndonjëherë unë do të duhet të heq dorë nga futbolli, kur të më vjetrohet trupi”.

“Por, natyrisht, futbolli do të jetë gjithmonë dashuria ime e parë”.

Sancho, i cili iu bashkua Dortmundit në vitin 2017, i ka 30 gola të shënuara në gjithsej 87 paraqitjet e tij në karrierën me gjigantin gjerman.

(Kosova Sot Online )