Arteta e pranon edhe humbjen: Arsenali e ka të vështirë kualifikimin në Champions

  • 28 February 2020 - 11:20
Arteta e pranon edhe humbjen: Arsenali e ka të vështirë kualifikimin në Champions

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është i vetëdijshëm se do të jetë shumë e vështirë për Topçinjtë ta sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve përmes Premierligës, pas eliminimit nga Liga e Evropës.

Humbja e një rasti të artë nga Pierre-Emerick Aubameyang në sekondat e fundit të ndeshjes së Arsenalit kundër klubit grek Olympiacos bëri që Arsenali të eliminohet në fazën e 1/16 të Ligës së Evropës, përkundër që rezultati i përgjithshëm ishte 2:2, për shkak të epërsisë së grekëve në golat e shënuara si mysafirë.

Triumfi në Ligën e Evropës do t’ia kishte dhënë Arsenalit kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, por tani Topçinjtë do të duhet ta fitojnë një vend të top katërshes së Premierligës për ta siguruar këtë.

“E kemi të vështirë duke e marrë parasysh renditjen tabelare, jemi ende larg synimeve që i kemi, por kemi qenë larg gjatë gjithë sezonit dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë Arteta, i cili e zëvendësoi në postin e trajnerit Unai Emeryn në dhjetor të vitit të kaluar.

“Gjëja më e rëndësishme është që zhveshtorja të jetë e fuqishme dhe ne duhet të vazhdojmë përpara dhe të reagojmë. Së pari, unë duhet t’i bindi ata për atë që ndodhi në ndeshje dhe pse s’u kualifikimin në rundin e radhës”.

(Kosova Sot Online )