Zyrtare: Anulohet ndeshja e IPKO Superligës

  • 28 February 2020 - 13:18
Zyrtare: Anulohet ndeshja e IPKO Superligës

Dueli i sotëm i xhiros së 20-të të IPKO Superligës ndërmjet Ferizajt dhe Llapit është anuluar shkaku i reshjeve të borës dhe erërave të forta

Është anuluar ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, e paraparë të zhvillohej sot.

Në fakt, për shkak të kushteve të liga atmosferike, respektivisht reshjeve të mëdha dhe të pandërprera të botës, por edhe erërave të forta, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Gramos Shala, së bashku me dy kapitenët e skuadrave, kanë marrë vendim që ndeshja të mos zhvillohet.

Kjo ishte ndeshja e parë e xhiros së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Orari i zhvillimit të kësaj ndeshjeje do të përcaktohet nga Federata e Futbollit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)