Setien di si ta mposhtë Zidane-n në Santiago Bernabeu

  • 28 February 2020 - 13:43
Setien di si ta mposhtë Zidane-n në Santiago Bernabeu

Trajneri Quique Setien do ta vizitojë stadiumin Santiago Bernabeu të dielën për herë të parë si trajner i Barcelonës.

Megjithatë, ai e ka një rekord mjaft mbresëlënës në ndeshjen si mysafir kundër Real Madridit me ish-klubet e tij, përfshirë këtu edhe dy fitore kundër Zinedine Zidane.

Hera e parë që ai shkoi si trajner në Santiago Bernabeu ishte gjatë sezonit 2015/15, kur skuadra e tij e Las Palmas kishte pësuar disfatë me rezultat 3:1 kundër Rafa Benitezit.

Sezonin vijues, Setien u kthye me Las Palmas dhe u duk se do të dilte nga Bernabeu me fitore mbresëlënëse me rezultat 3:1, mirëpo Cristiano Ronaldo i shënoi dy gola për ta barazuar rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Vizita e radhës e Setien në Bernabeu erdhi si trajner i Real Betisit gjatë sezonit 2017/18 dhe ai i mori tre pikët e asaj ndeshjeje falë golit të fitores të shënuar afër fundit të ndeshjes nga Antonio Sanabria.

Në ndeshjen e tij të fundit si trajner i Real Betisit, në xhiron e fundit të sezonit, Setien festoi sërish në Bernabeu, pasi që Real Betisi mori fitore me rezultat 2:0 kundër skuadrës së Zidane.

Junior Firpo ishte titullar si mbrojtës i krahut të majtë atë ditë për Real Betisit dhe ai do ta bëjë të njëjtën gjë në Bernabeu edhe të dielën, këtë herë për Barcelonën.

Trajneri i katalonasve ishte i pranishëm në Bernabeu të mërkurën, kur e pa Real Madridi duke humbur me rezultat 2:1 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe ai me siguri do t’i ketë mbajtur mësim disa gjëra nga plani i lojës i Pep Guardiolës. 

(Kosova Sot Online)