Matic: Solskjaer është trajner më i mirë tani

  • 28 February 2020 - 14:05
Matic: Solskjaer është trajner më i mirë tani

Mesfushori i Manchester Unitedit, Nemanja Matic, është i bindur se trajneri i tij, Ole Gunnar Solskjaer, është shumë më i  mirë tani në punën e vet sesa që kishte qenë para një viti.

Ole Gunnar Solskjaer e zëvendësoi Jose Mourinhon në postin e trajnerit të Manchester Unitedit në dhjetor të vitit 2018 dhe i fitoi 14 ndeshjet e tij si trajner i përkohshëm nga gjithsej 19, para se ta fitonte këtë pozitë në mënyrë permanente në mars. Mirëpo, fati i tij ndryshoi në mënyrë drastike afër fundit të sezonit të kaluar.

Manchester Unitedi e mbylli atë sezon në pozitën e gjashtë, me 32 pikë më pak sesa kampioni Manchester City. Për më tepër, starti në këtë sezon 2019/20 ishte më i dobëti në 30 vjetët e fundit.

Megjithatë, tani Manchester Unitedi është duke e shijuar një periudhë të mirë të ndeshjeve nën Solskjaerin si trajner, me pesë fitoret dhe gjashtë ndeshjet pa pranuar gol nga gjithsej shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Natyrisht, ai po përmirësohet çdo ditë. Ai po fiton më shumë përvojë dhe vetëm sa do të bëhet më i mirë e më i mirë”, u shpreh Matic, kur u pyet nëse norvegjezi po rritej si trajner.

“Ai është tani trajner shumë më i mirë sesa që ishte një vit më parë, sipas mendimit tim sepse tani ai i njeh të gjithë lojtarët, e di saktësisht çfarë duhet të bëjë para ndeshjeve, kështu që mendoj që përvoja është shumë e rëndësishme për punën e tij”. 

(Kosova Sot Online)