Milani e anulon konferencën për media për shkak të koronavirusit

  • 28 February 2020 - 18:09
Milani e anulon konferencën për media për shkak të koronavirusit

Italia është në panik për shkak të koronavirusit.

Si pasojë e kësaj, pesë ndeshje të Serisë A do të luhen prapa dyerve të mbyllura, përfshirë këtu derbin e Italisë mes Juventusit dhe Interit, të dielën në Torino.

Ndërsa tani Milani, gjatë ditës së sotme, ka njoftuar se nuk do të ketë konferencë për media para ndeshjes në fundjavë, si masë parandaluese për gjithë atë që po ndodh dhe frikën e madhe nga koronavirusi, që po përhapet shumë shpejt nëpër botë.

Në xhiron e 26-të në Serie A, Milani do të ketë punë me Genoan, sfidë që do të zhvillohet nga ora 12:30 në ‘San Siro’.

(Kosova Sot Online)