Ronaldo paralajmëron Lyonin: “Mund ta përmbysim rezultatin dhe të kualifikohemi”

  • 28 February 2020 - 18:44
Ronaldo paralajmëron Lyonin: “Mund ta përmbysim rezultatin dhe të kualifikohemi”

CR7 thotë se janë të zemëruar me humbjen në Champions, por beson se ‘Zonja e Vjetër’ mund të përmbysë gjithçka në Itali…

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se nuk janë të lumtur me humbjen 1-0 nga Lyoni në Champions League, por beson se ‘Zonja e Vjetër’ mund të ndryshojë rezultatin në shtëpi.

Juve është kritikuar për ndeshjen në Francë, pasi dështoi të dërgojë një goditje të vetme në portën e Lyon dhe kjo i ndodhi ‘Zonjës së Vjetër’ për herë të parë në Evropë që nga viti 2006.

Për Sky Sport Italia, CR7 beson se mund t’i ndryshojnë gjërat, ashtu si nëj vit më parë pas humbjes në sfidën e parë nga Atletico Madridi.

“Këto gjëra mund të ndodhin, është futboll. Nuk jemi të lumtur me humbjen, por është normale”, tha Ronaldo.

“Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të vështirë. Të gjithë jemi të zhgënjyer, por kemi ndeshjet e dytë në shtëpi dhe ende besojmë”.

“Mund të ndryshojmë rezultatin dhe të kualifikohemi, por prioriteti tani është të fitojmë ndeshjen e radhës, do të vijë më vonë Champions League”.

“Jemi të relaksuar, fokusuar dhe të përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Interit”.

(Kosova Sot Online)