S’do të ketë konferenca as para ndeshjes Juve-Inter

  • 28 February 2020 - 19:05
S’do të ketë konferenca as para ndeshjes Juve-Inter

Italia në panik.

Për shkak të koronavirusit, derbi i Serie A Juventus-Inter jo vetëm që do të luhet pa tifozë, por nuk do të ketë as deklarata trajnerësh përpara sfidës.

Për shkak të përhapjes së madhe dhe rrezikut që përcjell Koronavirusi në Itali dy klubet Juventusi dhe Interi kanë anuluar konferencat e trajnerëve të tyre Sarri dhe Conte dhe përpara këtij superdueli nuk do të ketë një përballje deklaratash mes dy teknikëve por gjithçka do t’i lihet fushës së lojës.

Nuk janë vetëm Conte dhe Sarri që nuk do dalin në konferenca për shtyp pasi shumë klube që bëjnë pjesë në zonat e prekura nga Koronavirusi dhe që ndeshjet e tyre do t’i luajnë pa tifozë kanë anuluar konferencat e trajnerëve.

Ashtu edhe Milani që pak minuta më parë konfirmoi se Stefano Pioli s’do të mbajë konferencë për media para ndeshjes të dielën në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.

Sfida mes Juves dhe Interit do të thotë shumë për titullin në Itali, nga e cila ndeshje mund të përfitojë Lazio që gjendet aty, duke tentuar të bëjë diçka më shumë dhe të shkruajë histori. 

(Kosova Sot Online)