Munishi: “Ndeshja me neve do të jetë si një provim për Prishtinën”

  • 28 February 2020 - 19:56
Munishi: “Ndeshja me neve do të jetë si një provim për Prishtinën”

Ismet Munishi, pashkë me Blend Baftiun dhe Arbër Hoxhën, është paraqitur në konferencë për media ku ka folur para ndeshjes me Prishtinën që do të zhvillohet të shtunën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 17:00.

Ai thotë se për Prishtinën, sfida me Ballkanin është si një provim, derisa ka vetëm fjalë të mira për ekipin që ka ndryshuar shumë me Armend Dallkun në stol.

“Të gjitha klubet kanë dëshirë që të luajnë kundër nesh dhe të gjithë duan të na mposhtin. Prishtina nuk duhet të frikësohet. Shprehi mirënjohjen dhe respektin më të madh pasi që Prishtina është skuadra më e trofeshme në Kosovë”, ka thënë Ismet Munishi në konferencën për media.

“Me ardhjen e Armend Dallkut, Prishtina ka ndryshuar shumë dhe e ka treguar një lojë të mirë. Ndeshja me neve do të jetë një provim për skuadrën e Prishtinës, por edhe për neve”.

(Kosova Sot Online)