Baftiu: Besojmë në rezultat pozitiv kundër Prishtinës

  • 28 February 2020 - 21:19
Baftiu: Besojmë në rezultat pozitiv kundër Prishtinës

Baftiu beson se Ballkani mund të dalë me rezultat pozitiv nga ‘Fadil Vokrri’.

Të shtunën, nga ora 17:00, Prishtina dhe Ballkani do të përballen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndeshje që vlen për kreun e tabelës.

Drita është aktualisht liderë me 40 pikë, por me një ndeshje më shumë se Ballkani që ka gjithashtu 40 pikë dhe 3 më shumë se Prishtina që ka 37 pikë.

Një fitore e skuadrës së Armend Dallkut, do ta bënte më interesante kampionatin, pasi të tre skuadrat do të shkonin me nga 40 pikë pas 20 xhirove në IPKO Superligë.

Sido që të jetë, para takimit në ‘Fadil Vokrri’, ka folur talenti që po shkëlqen te Ballkani, Blendi Baftiu, që u paraqit në konferencë për media së bashku me trajnerin Ismet Munishi.

“Kampionati është i gjatë dhe ka shumë ndeshje dhe në pyetje janë edhe shumë pikë”, u shpreh Baftiu kur u pyet nëse kjo sfidë është vendimtare për titull.

“Nuk besoj se do të ketë presion. Jemi gati dhe jemi duke i bërë përgatitjet mirë dhe shpresojë se do të dalim me rezultat pozitiv nga ndeshja”, theksoi ai mes tjerash.

Ai më parë ka luajtur për FC Prishtinën, por nuk besuan shumë në talentin e tij, ndërsa sot është rrugës për t’u bërë ndër më të mirët dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg Kosovës, ashtu si shumë futbollistë tjerë që kanë depërtuar ndër vite, veçuar Amir Rrahmanin  Milot Rashicën.


(Kosova Sot Online)