Tirana e shkatërron Partizanin në “Air Albania”

  • 28 February 2020 - 21:52
Tirana e shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana e ka mposhtur 5-1 Partizanin në “Air Albania”.

Tirana e Emanuel Egbo nuk e ka kursyer as Partizanin.

Derbi i kryeqytetit u vesh edhe njëherë tjetër me ngjyrat bardheblu, për herë të dytë radhazi.

Në “Air Albania” në praninë e një numri rekord shikuesish plot 19 mijë e 511 tifozë, Tirana fitoi me rezultatin e thellë 5-1 një përmbysje një ndeshje që nisi në mënyrën më të mirë për Partizanin, por në fund të kuqtë e Sormanit u dorëzuan pa kushte duke pësuar një disfatë me 4 gola diferencë që nuk e pësonin ndaj bardhebluve që nga viti i largët 2005.

Kjo ishte fitorja e 9-të në 10 takime për Tiranën me Egbon në stol në Superiore.

Tashmë diferenca me Partizanin në klasifikim është 9 pikë dhe shkurorëzimi i të kuqëve është vërtetë, me titullin që do të diskutohet me siguri mes Tiranës dhe Kukësit.

William Cordeiro shënoi golin e parë në këtë ndeshje, për mysafirët, por më pas vendasit përmbysin gjithçka dhe shënuan pesë herë me anë të; Batha dy gola, Idrizaj (autogol) dhe dy gola i inkuadruari në lojë në pjesë të dytë Ernest Muçi.

Partizani luajti me dy lojtar më pak.

Bitri u përjashtua me të kuq në minutën e 13-të që ndryshoi ndeshjen, derisa në fund në minutën e 88-të, edhe Idrizajt u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Tirana u ngjit në kuotën e 47 pikëve, ndërsa Partizani pas javës së 24 mbetet në kuotën e 38 pikëve. 

(Kosova Sot Online)