Ronaldo: Derby d’Italia sikur El Clasico

  • 28 February 2020 - 22:08
Ronaldo: Derby d’Italia sikur El Clasico

Ronaldo beson se Derby d’Italia do të jetë po aq i mirë sa El Clasico.

Edhe pse për shkak të koronavirusit s’do të ketë tifozë në “Allianz Stadium”, Cristiano Ronaldo ende beson se Derby d’Italia mes Juventusit dhe Interit, do të jetë po aq i mirë sa ‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Të dy derbit do të zhvillohen të dielën në mbrëmje.

“Do të jetë ndeshje e shkëlqyer, sikur ajo mes Real Madridit dhe Barcelonës, që do të luhet të dielën mbrëma gjithashtu”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.

“Ndeshja kundër Interit është një ndeshje në të cilën të gjithë duan të luajnë, ashtu sikur ndaj Milan e Lazios”.

“Nuk jemi të lumtur me mungesën e tifozëve, por përgjegjësitë mbesin të njëjta, të fitojmë dhe të bëjmë ndeshje të mirë”.

“S’do të jetë mirë pa tifozë, por shëndeti është në radhë të parë dhe nëse mbyllja e dyerve është zgjidhja më e mirë, atëherë është mirë që ky vendim është marrë”.

Raportohet se deri më tani janë konfirmuar 800 persona të infektuar nga koronavirusi, ndërsa 21 kanë vdekur.

(Kosova Sot Online)