Prishtina – Ballkani, mbrojtja më e mirë kundër sulmit të dytë më të mirë

  • 28 February 2020 - 22:44
Prishtina – Ballkani, mbrojtja më e mirë kundër sulmit të dytë më të mirë

Në ‘Fadil Vokrri’, të shtunën mbrëma do të zbresin dy skuadra që po synojnë titullin në IPKO Superligë, Prishtina e Ballkani. Përballen skuadra me mbrojtjen më të mirë dhe ajo me sulmin e dytë më të mirë.

PKO Superliga e sjell këtë fundjavë derbin më të madh të sezonit në futbollin kosovar.

Prishtina dhe Ballkani do ta sfidojnë njëri-tjetrin në kryeqytet, në duelin në mes të dy kandidatëve kryesorë për titull të kampionit.

Aktualisht, therandasit prijnë në tabelë me tri pikë më shumë se prishtinasit, 40 pikë.

Derisa Bardhekaltrit nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit kampionale dhe do ta kërkojnë fitoren e radhës, për t’i barazuar pikët me ekipin Portokalli.

Nga ana tjetër, skuadra nga Theranda, e cila po shfaq formë të lartë, është optimiste për fitore, për t’u shkëputur edhe më shumë në tabelë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zbresin skuadra me mbrojtjen më të mirë deri më tani dhe ajo me sulmin e dytë më të mirë.

Pas 19 xhirove në IPKO Superligë, Prishtina e Armend Dallkut ka pranuar më së paku gola, vetëm 10, kurse ka shënuar 28 gola.

Ndërsa Ballkani është skuadra e dytë pra me sulmin më të mirë në IPKO Superligë, pas Dritës.

Të besuarit e Ismet Munishit kanë shënuar 32 gola pas 19 xhirove, vetëm Drita me një ndeshje më shumë, ka shënuar 35 gola.


(Kosova Sot Online)