Ramos shpreson që Zidane të qëndrojë edhe “për shumë vite në Madrid”

  • 28 February 2020 - 23:09
Ramos shpreson që Zidane të qëndrojë edhe “për shumë vite në Madrid”

Ashtu si nga viti 2016 deri më 2018, Ramos shpreson që të shijojë një tjetër epokë të lavdishme në Madrid në stol me Zizun.

Nga fillimi i vitit 2016, kur Zinedine Zidane mori drejtimin e Los Blancos, me të në stol – Reali fitoi 3 Champiosn League, gjithsej 9 trofe.

Francezi u rikthye vitin e kaluar përsëri në stolin e Los Blancos, pas një sezoni për t’u harruar dhe menjëherë arriti që të fitojë trofe, në janar Superkupën e Spanjës.

Megjithatë, situata tani nuk është edhe e mirë me Realin që është drejt eliminimit nga Liga e Kampionëve derisa në La Liga gjenden dy pikë prapa Barcelonës.

Sido që të jetë, kapiteni Sergio Ramos, shpreson që Zizu të qëndrojë edhe për shumë vite në Madrid.

“Zidane është trajner fantastik”, tha Ramos.

“Jo vetëm për shkak të statistikave dhe gjithë trofeve që ka fituar, por edhe për shkak se ka qenë këtu për shumë vite”.

“Ai punon shumë mirë me dhomën e zhveshjes. Ai e di se ta menaxhojë atë, ka qenë vetë lojtar dhe tani është trajner. Jo të gjithë mund ta bëjnë. Natyrisht, e duam për shumë vite”.

(Kosova Sot Online)