Zyrtarizohet dueli i radhës i Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev, meçi mbahet në stadium futbolli në Londër

  • 29 February 2020 - 09:24
Zyrtarizohet dueli i radhës i Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev, meçi  mbahet në stadium futbolli në Londër

Kampioni i botës në peshat e rënda në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO, Anthony Joshua ka vendosur për meçin e radhës.

Boksieri britanik do të përballet ndaj boksierit bullgar Kubrat Pulev, i cili deri më tani ka pësuar vetëm një humbje. Ka qenë promotori i kampionit të botës, Eddie Hearn që ka konfirmuar meçin e radhës të britanikut.

Ky meç është vendosur për datën 20 qershor dhe më e veçanta është se do të mbahet në një stadium futbolli dhe atë të Tottenham Hotspur në Londër.

30-vjeçari Joshua deri më tani ka zhvilluar 24 meçe ku ka fituar 23 prej tyre derisa ka vetëm një humbje.

Edhe kundërshtari i tij i radhës, Kubrat Pulev ka vetëm një humbje nga 29 ndeshje, duke fituar 28 takime të tjera.

Humbja e vetëm e bullgarit është në vitin 2014, kur u mposht me nokaut nga Klitchko.

Hearn gjithashtu ka shtuar se pret që Joshua ta fitoj këtë takim dhe se në dhjetor të përballet me njërin mes Tyson Furyt ose Deontay Wilderit.

(Kosova Sot Online )