Bayern po e shkatërron Hoffenheimin, 4 gola për 33 minuta

  • 29 February 2020 - 16:22
Bayern po e shkatërron Hoffenheimin, 4 gola për 33 minuta

Bayerni është duke i dhënë leksion futbolli Hoffenheimit.

Pasi e mundi 3-0 Chelsean në Champions League midis ‘Stamford Bridge’, Bayerni ka konfirmuar formën e mirë edhe në Bundesliga.

Pas 45 minutave të pjesës së parë, të besuarit e Hans-Dieter Flick janë duke fituar 4-0.

Ndeshja nisi me gol, Serge Gnabry shënoi për 1-0 në minutë e dytë. Në atë të shtatë, Joshua Kimmich realizoi për 2-0, kurse në minutat 15’ dhe 33’, shënuan Joshua Zirkzee për 3-0 dhe Philippe Coutinho për 4-0.

(Kosova Sot Online)