Minutat po ecin, lojtarët e Hoffenheim dhe Bayern ‘harrojnë’ topin – ia krisin ‘llafit’ në fushë

  • 29 February 2020 - 17:42
Minutat po ecin, lojtarët e Hoffenheim dhe Bayern ‘harrojnë’ topin – ia krisin ‘llafit’ në fushë

Epo kjo s’kishe ndodhur kurrë, por ja që ndodhi në Bundesliga.

Në ndeshjen që Bayern Munich po e fiton 6-0 në udhëtim te Hoffenheim, futbollistët më s’po luajnë futboll, edhe pse minutat po ecin.

Kjo për shkak se fillimisht u ndërpre ndeshja për shkak të thirrjeve të tifozëve të Bayernit kundër pronarit të Hoffenheim.

Për shkak të miqësisë mes dy klubeve, lojtarët që fillimisht u larguan nga fusha, tani kanë dalë sërish, por jo për të luajtur.

Minutat po ecin, por ata ia kanë krisur llafit dhe kështu do të jetë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Ata u bashkuan kundër racizmit dhe kundër fryrjeve, ndërsa dy shefat po qëndrojnë bashkë njëri-tjetrit teksa minutat po ecin. 

(Kosova Sot Online)