Liverpooli shijon humbjen dhe i thotë lamtumirë rekordit të Arsenalit

  • 29 February 2020 - 20:39
Liverpooli shijon humbjen dhe i thotë lamtumirë rekordit të Arsenalit

Pas 18 fitoreve me radhë në Premierligë, dhe 27 ndeshjeve pa humbje – Liverpooli më në fund është mposhtur.

Është Watfordi skuadra që ndali hovin e ekipit të Jurgen Klopp, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë edicion në Premierligë dhe duke ia prishur planet ‘Redsave’, që synonin titullin e kampionit pa humbje – ashtu si Arsenali, skuadra e vetme që ia ka dalë pas 38 xhirove të mos mposhtet në Premierligë.

Rekordi tjetër që Klopp me Liverpoolin dështuan të thyejnë sonte, është ai i Man City, prej 18 ndeshjeve me radhë pa humbje në Premierligë.

‘Redsat’ e barazuan këtë rekord xhiron e kaluar, por dështuan të vendosin rekord të ri sonte, duke pësuar një humbje të papritur.

Sarr në minutat 54’ dhe 60’ si dhe kapiteni Deeney, në minutën e 73’, shënuan për ta mposhtur 3-0 Liverpoolin dhe për t’ia shkaktuar ekipit të Klopp humbjen e parë në sezonin 2019/20.

Sido që të jetë, kjo humbje s’do të ndalë Liverpoolin drejt titullit të kampionit në Angli, pasi aktualisht vazhdon të ketë 22 pikë më shumë se Man City, kjo e fundit ka ndeshjen më pak të zhvilluar kur kanë mbetur edhe 10 xhiro deri në fund të edicionit.

(Kosova Sot Online)