Klopp – lojtarëve të Liverpoolit: Bëhuni burra dhe pranojeni se ecuria pa humbja ka marrë fund

  • 01 March 2020 - 10:10
Klopp – lojtarëve të Liverpoolit: Bëhuni burra dhe pranojeni se ecuria pa humbja ka marrë fund

Jurgen Klopp ka thënë se skuadra e tij, Liverpool, duhet patjetër ta pranojë se ecuria pa humbje në Premierligë ka marrë fund dhe se e merituan humbjen kundër Watfordit të shtunën.

Të kuqtë e përjetuan disfatën e parë të sezonit në ligë, pa u munden bindshëm 3:0 në Vicarage Road.

Dy gola nga Ismaila Sarr dhe një nga Troy Deeney e frymëzuan Watfordin drejt një fitoreje tronditëse, duke i ndihmuar skuadrës së vet në vështirë të largohet prej zonës së rënies nga liga falë goldallimit.

Klopp u zemërua me paaftësitë e skuadrës së vet për ta marrë lojën nën kontroll kundër ekipit të organizuar mirë të Nigel Pearson dhe thotë se lojtarët e tij nuk ishin të mirë gjatë 90 minutave.

“Ata bënë pikërisht atë që donin, ndërsa ne jo. Kështu funksionon futbolli”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Duhet ta pranosh (humbjen), edhe pse s’është e lehtë, ama është dëshmi se ne nuk ishim mjaft të mirë sonte. Duhet ta pranojmë pas ndeshjes. Në ndeshje, ne luftuam”, shtoi ai.

“Nëse fiton, mirë, nëse humb, përpiqu ta bësh në mënyrën e duhur dhe bëje si burrë”, theksoi ai.

Liverpooli vazhdon të jetë lider i Premierligës me 22 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester City, i cili ende s’e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave. 

(Kosova Sot Online)