Pamje: Parker rikthehet me fitore të madhe me nokaut

  • 01 March 2020 - 10:25
Pamje: Parker rikthehet me fitore të madhe me nokaut

Joseph Parker ka fituar ndaj Shawndell Winters me nokaut në rundin e pestë, në përpjekje për ta siguruar një luftë me njërin prej emrave të mëdhenj në kategorinë e rëndë të boksit.

Boksieri nga Zelanda e Re mungoi plot tetë muaj pasi pickimi i merimangës e detyroi atë të tërhiqet nga meçi i tetorit me Derek Chisora.

Por ai është rikthyer me një fitore shpërthyese ndaj Winters të shtunën në Texas.

Parker nuk humbi kohë dhe i shfaqi duart e shpejta, duke ia dhënë një goditje të fuqishme Wintersit qysh në rundin e parë.

Në fund të rundit të dytë, Parker ia dha një të djathtë të fortë atij, para se ta rrëzonte me një goditje tjetër tejet të fuqishme në rundin e tretë.

Amerikani nuk mundi t’iu bëjë ballë goditjeve të shpeshta e fuqishme të Parkerit dhe gjyqtari u detyrua ta ndërpresë meçin në rundin e pestë.

(Kosova Sot Online)