Ronaldo kapet duke i fajësuar bashkëlojtarët për humbjen ndaj Lyonit

  • 01 March 2020 - 13:59
Ronaldo kapet duke i fajësuar bashkëlojtarët për humbjen ndaj Lyonit

Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala janë kapur nga kamerat duke i fajësuar bashkëlojtarët e vet mesfushorë se nuk u ofronin përkrahje atyre gjatë humbjes së Juventusit kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve.

Kampioni italian u mposht 1:0 në ndeshjen e parë të fazës së 16 më të mirëve në Champions, duke lënë që gjithçka të vendoset në ndeshjen e kthimit më 17 mars në Torino.

RMC Sport e ka publikuar një video të xhiruar në tunel, ku shihen lojtarët e Juves duke pritur për t’u kthyer në fushë për pjesën e dytë.

Ronaldo dhe Dybala, të pavetëdijshëm se prapa tyre po xhironte një kamerë, bisedonin mes vete në gjuhën spanjolle.

“Kemi mbetur vetëm në fushë, mesfushorët nuk po na ofrojnë përkrahje”, u ankua Ronaldo.

“Askush nuk po e merr topin”, u përgjigj Dybala.

“E di, madje as topat e dytë, asgjë”, ishte reagimi i Ronaldos.

(Kosova Sot Online)