Man United e barazon rezultatin ndaj Evertonit, Fernandes me gol fantastik

  • 01 March 2020 - 15:43
Man United e barazon rezultatin ndaj Evertonit, Fernandes me gol fantastik

Manchester United e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Evertonit, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Goodison Park.

Bruno Fernandes shënoi për 1:1 në minutën e 31-të, duke e mposhtur Jordan Pickfordin me një goditje të fuqishme nga largësia.

(Kosova Sot Online)