Vedat Muriqi sqaron pse e festoi me atë lloj përshëndetje golin

  • 01 March 2020 - 16:26
Vedat Muriqi sqaron pse e festoi me atë lloj përshëndetje golin

Vedat Muriqi arriti të realizonte për skuadrën e tij, Fenerbahce në barazimin 2-2 kundër Antalyaspor. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës zgjodhi ta festojë golin e shënuar në mënyrë ush tarake, duke nderuar kështu usht arët që janë në luf tën në Siri. Ky festim mori komente të shumta si në Shqipëri dhe Kosovë dhe Muriqi pas ndeshjes në një deklaratë për mediat dha edhe arsyen e këtij festimi.

“Usht arët tanë po martirizohen në luf të. Ata janë heronj. I shpreh ngushëllime familjarëve të tyre. Është e vështirë të luash në një mjedis të tillë, ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Shpresoj që të mos hum basim më jetë njerëzish. “Unë shënova sot, por nuk fituam. Kur nuk arrihet fitorja nuk ka rëndësi nëse shënoj gol ose jo”, – tha sul muesi shtatlartë. Ai mbetet në merkato, pasi shumë ekipe e duan në skuadër.

(Kosova Sot Online)