Roma vazhdon me fitore, objektivi zona Champions

  • 01 March 2020 - 20:15
Roma vazhdon me fitore, objektivi zona Champions

Roma e ka mposhtur 4-3 Cagliarin.

Objektivi i Romës është zona Champions dhe pas fitores 4-3 në udhëtim te  Cagliari në “Sardegna Arena”, i është afruar edhe më shumë pozitës së katërt.

Skuadra e Paulo Fonseca mori tri pikë të rëndësishme te Cagliari në një ndeshje ku shënuan dy herë Nikola Kalinic, Justin Kluivert dhe Kolarov, kurse për vendasit realizuan Joao Pedro dy herë dhe Gaston Pereiro .

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 45 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë, tri pikë larg zonës Champions League. 

(Kosova Sot Online)