Reali mundi Barçën dhe rrëmbeu kreun në La Liga

  • 01 March 2020 - 22:58
Reali mundi Barçën dhe rrëmbeu kreun në La Liga

Real Madridi ka rimarr kreun në La Liga, duke lënë prapa Barcelonën me një pikë.

‘El Clasico’ e dytë për këtë edicion i ka takuar Real Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, për ta rrëmbyer kreun në La Liga.

Dy skuadrat, në prani të Cristiano Ronaldos që ishte në stadium për të parë nga afër këtë El Clasico, dhuruan spektakël, me raste të shumta dhe lojë të bukur, ku në fund triumfuan vendasit.

Golin e parë e shënoi i shumë kritikuari, Vinicius Junior.

Ai realizoi në minutën e 71-të me ndihmën edhe të Gerrard Pique, që e devijoj paksa goditjen e 19-vjeçarit brazilian.

Derisa më pas u nxeh edhe më shumë ndeshja dhe deri në fund, pas rasteve e aksioneve të shumta nga Barça e Reali, këta të fundit shënuan edhe njëherë.

Mariano, me të hyrë në lojë në minutat shtesë, shënoi për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Pas kësaj fitore, Reali ka rrëmbyer kreun dhe ka shkuar në kuotën e 56 pikëve, një më shumë se Barcelona. 

(Kosova Sot Online)