Pique: Real Madridi i pjesës së parë, më i dobëti që e kam parë ndonjëherë

  • 02 March 2020 - 08:44
Pique: Real Madridi i pjesës së parë, më i dobëti që e kam parë ndonjëherë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se paraqitja e Real Madridit në pjesën e parë në El Clasicon e së dielës ishte më e dobët që ai e ka parë ndonjëherë në Santiago Bernabeu.

Barça e Piques e dominoi pjesën e parë duke e zotëruar topin në pjesën më të madhe të kohës, por nuk qe në gjendje të shënojë ndaj një Madridi të motivuar.

{/448442}

“Ne e kontrolluam lojën në pjesën e parë. Kjo ishte njëra prej paraqitjeve më të dobëta të Real Madridit që e kam parë në pjesën e parë në Santiago Bernabeu”, tha Pique.

“Në pjesën e dytë, ata na bënë trysni duke na shtyrë prapa dhe e shënuan golin e parë në një moment zhgënjyes”, shtoi ai.

Qendërmbrojtësi spanjoll i qau edhe rastet e humbura nga bashkëlojtarët e tij në pjesën e parë, të cilat kanë mundur ta ndryshonin rrjedhën e lojës.

“Sikur t’i shfrytëzonim rastet në pjesën e parë. Nuk po e them si kritikë. Çdo ekip ka problemet e veta. Zor që luajmë shumë mirë. Por unë besoj se mund ta fitojmë La Ligën”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )