Ramos mund ta ketë luajtur El Clasicon e fundit në karrierë

  • 02 March 2020 - 09:12
Ramos mund ta ketë luajtur El Clasicon e fundit në karrierë

Sergio Ramos mund ta ketë zhvilluar El Clasicon e fundit në karrierën e tij të bujshme, pasi ka gjasa që të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, sipas mediave në Spanjë.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ishte në anën e fituesve në atë që mund të ketë qenë El Clasico e fundit kundër Barcelonës për të, sipas Don Balon.

Mediumi spanjoll pretendon se qendërmbrojtësi spanjoll mund t’i thotë lamtumirë Madridit këtë verë.

Ramos, i cili i mbush 34 vjet në fund të këtij muaji, ka kontratë vetëm edhe një vjet me Realin dhe po e mendon largimin nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni.

Ai, megjithatë, ndien se ende është në gjendje të mirë fizike për ta udhëhequr mbrojtjen e të bardhëve.

(Kosova Sot Online )