Një tjetër ndeshje e Bundesligës rrezikoi të ndërpritet, edhe tifozët e Union Berlinit ofendojnë presidentin e Hoffenheim dhe Federatën gjermane

  • 02 March 2020 - 10:09
Një tjetër ndeshje e Bundesligës rrezikoi të ndërpritet, edhe tifozët e Union Berlinit ofendojnë presidentin e Hoffenheim dhe Federatën gjermane

Tifozët gjermanë vazhdojnë të kontestojnë presidentin e Hoffenheim, Dietmar Hopp.

Të parët që kishin reaguar publikisht ndaj numrit një të Hoffenheim ishin ata të Dortmund, pastaj vazhduan të Borussia Moenchegladbach.

E ditën e shtunë kur Hoffenheim ishte nikoqir i Bayernit, tifozët bavarez shpalosën disa pankarta ofenduese ndaj Hopp gjë që bëri të ndërpritet ndeshja për disa qaste dhe në momentin që vazhdoi lojtarët e dy skuadrave vetëm pasonin mes vete duke mos pasur lojë efektive.

Por edhe të dielën kanë vazhduar ofendimet ndaj Dietmar Hopp dhe federatës së futbollit gjerman. Në ndeshjen mes Union Berlin dhe Wolfsburg (2-2), tifozët vendas shpalosën pankarta të ndryshme duke e ofenduar rëndë Hoppin dhe federatën, si dhe ishte një pankartë me fytyrën e presidentit të Hoffenheim ku ishte objektiv i një arme. E gjitha kjo ndodhi në minutën e 43-të dhe menjëherë gjyqtari ndërpreu ndeshjen, për të shkuar futbollistët vendas dhe për t’i qetësuar tifozët e tyre.

Për këto ndodhi të shtunën dhe të dielën ka reaguar edhe shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge duke thënë se këta janë vetëm disa idiotë që janë në numër të vogël.

Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë DFB për fyerjet e tifozëve.

(Kosova Sot Online )