Roma pritet ta rikthejë El Shaarawyn nga Kina

  • 02 March 2020 - 11:29
Roma pritet ta rikthejë El Shaarawyn nga Kina

Stephan El Shaarawy pritet të rikthehet në Romë vetëm pas tetë muajve të kaluar në Kinë.

Sulmuesi italian iu bashkua skuadrës kineze Shanghai Shenhua për një shumë prej 16 milionë euro, por që nuk është i kënaqur me aventurën kineze.

27-vjeçari është në bisedime me drejtuesit e Giallorosëve të cilët kërkojnë rikthimin e tij në Olimpico.

Roma është gati që ta ofrojë një tjetër emër të madh për Shanghai Shenhuan në shkëmbim me El Shaarawyn.

Giallorosët i kanë propozuar klubit kinez njërin mes Javier Pastore dhe Diego Perotti për shkëmbim me italianin.

Sipas asaj që ka raportuar Corriere dello Sport, ylli argjentinas Javier Pastore preferohet nga skuadra kineze.

Megjithatë El Shaarawy do të duhet ta zbres dukshëm pagën e tij për tu rikthyer në Romë, pasi Giallorosët nuk e kanë ndërmend t’i ofrojnë më shumë se tre milionë euro në sezon.

Kujtojmë që italiani zgjodhi Kinën pasi që nënshkroi një kontratë tri vjeçare me pagë prej 12 milionë eurove në stinor.

(Kosova Sot Online )