Man Utd mund ta blejë Sanchon për një shumë rekorde

  • 02 March 2020 - 13:10
Man Utd mund ta blejë Sanchon për një shumë rekorde

Manchester United është klubi më i interesuar për transferimin e yllit anglez, për të cilin synon ta thyejë rekordin në futbollin anglez

Manchester United e ka ndërmend ta thyejë një rekord gjatë kësaj vere.

Në fakt, “Djajtë e Kuq” po planifikojnë ta transferojnë yllin anglez, Jadon Sancho.

Klubi nga “Old Traffordi” e kishte blerë Paul Pogban për afro 100 milionë euro në vitin 2016 nga Juventusi.

Por tash, gjiganti britanik synon ta thyejë këtë rekord duke shpenzuar edhe më shumë para për futbollistin ofanziv të Borussia Dortmundit, shkruan mediumi britanik “The Telegraph”.

Sancho po shkëlqen në dy sezonet e fundit në Bundesligë.

Interesim për të kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze si Liverpool, Tottenham, Chelsea e Manchester City. 

(Kosova Sot Online)