Arsenali fiton dhe kualifikohet n’çerekfinale

  • 02 March 2020 - 22:56
Arsenali fiton dhe kualifikohet n’çerekfinale

Arsenali e ka mundur Portsmouthin për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup.

Skuadra e Mikel Artetës triumfoi me rezultat të pastër 2-0, me pothuajse formacionin e dytë – pasi më të mirët ishin lënë në stol, disa jashtë skuadrës.

Sokratis Papastathopoulos në pjesën e parë dhe Edward Nketiah në fillim të pjesës së dytë shënuan për ‘Topçinjtë’.

Këtë kualifikim të Arsenalit e zbeh lëndimi i rëndë i  Lucas Torreiras në pjesën e parë.

Ai u dëmtuar në minutën e 16’, pas një ndërhyrje të ashpër nga prapa të lojtari kundërshtar.

Torreira u largua me lese mes dhimbjeve, tregues i qartë se lëndimi është serioz.

(Kosova Sot Online)