Franca zgjedh Mbappen në listën preliminare për Lojërat Olimpike

  • 03 March 2020 - 08:59
Franca zgjedh Mbappen në listën preliminare për Lojërat Olimpike

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, është përfshirë në listën preliminare të lojtarëve të ftuar nga ekipi kombëtar i Francës për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

21-vjeçari është zgjedhur në mesin e 80 lojtarëve për turneun që do të mbahet në Japoni. Lista do të zvogëlohet më vonë në 50 lojtarëe, para zgjedhjes përfundimtare të 18 lojtarëve nën moshën 23-vjeçare dhe katër lojtarëve mbi këtë moshë.

Skuadra përfundimtare do të duhet të publikohet para se të fillojë turneu – 22 korrik deri më 8 gusht.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Graet, ka thënë se Mbappe është përfshirë në këtë listë për shkak të talentit edhe efikasitetit të tij, përderisa sulmuesi i Paris Saint-Germainit mund të përfshihet në koutën për lojtarë të rinj.

“Ai e ka moshën e përshtatshme për të shkuar atje. Si të gjithë lojtarët e rinj, të moshës së tij, që kanë talent, edhe ai është pjesë e kësaj liste”, ka thënë Le Graet.

Megjithatë, Le Graet sugjeroi se presidentët e klubeve nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e lojtarëve të skuadrave të tyre për të luajtur në Lojërat Olimpike, duke e veçuar presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifin.

“Presidentëve të klubeve, në përgjithësi, nuk u pëlqejnë shumë datat e turneut Olimpik. Unë e pash Nasser-in. E pyeta se si është Mbappe. Ai më tha: “Shumë mirë””, shtoi Le Graet.

Mbappe ka qenë në formë mbresëlënëse këtë sezon për PSG-në, duke kontribuar me 27 gola të shënuar dhe 17 asiste në gjithsej 31 paraqitjet e tij në të gjitha garat për klubin francez.

(Kosova Sot Online )