Chelsea afër transferimit të Alex Telles nga Porto

  • 03 March 2020 - 09:21
Chelsea afër transferimit të Alex Telles nga Porto

Chelsea thuhet se po tenton të transferojë Alex Telles nga Porto para se të përfundojë ky sezon.

The Blues tashmë kanë filluar me përforcime për sezonin e ri, pasi në muajin e kaluar e transferuan Hakim Ziyechin nga Ajaxi. Sipas asaj që raporton The Sun, mbrojtësi i majtë ka refuzuar të vazhdojë kontratën me skuadrën portugeze. 27-vjeçari ka kontratë me Porton deri në verën e 2021, andaj janë të detyruar që ta shesin atë në mënyrë që mos ta humbin si të lirë.

Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri nuk po pëlqehen nga Frank Lampard, andaj Telles është dëshira e anglezit për edicionin e ri.

Chelsea mund të transferojë mbrojtësin për një shumë rreth 35 milionë euro.

(Kosova Sot Online )