Pengesat në rrugën e Real Madridit drejt titullit të La Ligës

  • 03 March 2020 - 11:17
Pengesat në rrugën e Real Madridit drejt titullit të La Ligës

Fitorja e Real Madridit në El Clasicon kundër Barcelonës bëri që madrilenët ta rimarrin kreun e tabelës së La Ligës.

Skuadra e Zinedine Zidane e ka një pikë më shumë sesa kampionia në fuqi dhe, tani që kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në fund, “Los Blancos” do të përballen me disa teste problematike.

Kërcënimi bask

Udhëtimet më të rrezikshme për Los Blancos deri në fund të sezonit janë ato në regjionin bask, për përballjet kundër Real Sociedadit dhe Athletic Bilbaos. Real Madridi arriti ta marrë vetëm një pikë nga këto dy ndeshje në pjesën e parë të sezonit.

Kujdes nga Betisi

Barcelona e kaloi testin në Estadio Benito Villamarin muajin e kaluar dhe tani skuadra e Zinedine Zidane do të udhëtojë atje për t’u përballur me Real Betisin. Los Blancos arritën ta fitojnë në këtë stadiumin sezonin e kaluar falë një goli nga Dani Ceballos, megjithatë madrilenët janë të vetëdijshëm se kjo ndeshje mund të jetë mjaft e vështirë.

Valencia

Edhe pse Valencia është skuadër tjetër kur luan jashtë stadiumin të vet, Mestalla, ata mbeten të rrezikshëm prapëseprapë. Skuadra e Albert Celades është ndoshta kundërshtarja më e vështirë e Real Madridit në rrugën drejt titullit të La Ligës.

Beteja në zonën e rrezikut

Real Madridi do të luajë kundër katër nga pesë ekipet që radhiten në fund të tabelës së La Ligës. Këto ndeshje mund të jenë testuese pasi që këto ekipe do të duhet të luftojnë për çdo pikë për të mbijetuar në La Liga.

Gara për kualifikim në Evropë

Getafe dhe Villarreal ende e kanë në agjendë një vizitë në Santiago Bernabeu dhe që të dyja skuadrat do të kenë nevojë për të gjitha pikët e mundshme në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)