Komenti qesharak i Deeneyt në tunel për Van Dijkun

  • 03 March 2020 - 12:13
Komenti qesharak i Deeneyt në tunel për Van Dijkun

Troy Deeney ka marrë vëmendje me komentin e tij qesharak që e bëri në tunel para ndeshjes së Premierligës mes Watfordit dhe Liverpoolit të shtunën.

Deeney i tha një djaloshi se ai mund të kishte ecur me qendërmbrojtësin e famshëm të Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, po të kishte paguar më shumë.

“Nëse do të kishe paguar më shumë, mund të ishte duke qëndruar aty”, tha Deeney, përderisa bënte me gisht drejt Van Dijkut.

Van Dijku e dëgjoi këtë bisedë mes Deeney dhe djaloshit dhe s’mund të rezistonte pa qeshur, përderisa vendosi të mos e shikonte në sy kundërshtarin e tij.

Klubet e Premierligës i kërkojnë deri në 700 funte për t’ua dhënë mundësinë fëmijë ta shijojnë përvojën si përcjellës i lojtarëve teksa dalin në fushën e lojës për ndeshje të Premierligës.

Çmimet te klubet e Premierligës:

Arsenal: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

Aston Villa: £500 për ndeshjet e Kategorisë A, ndërsa një vend  dhurohet për ndonjë shoqatë bamirëse

Bournemouth: £235 për ndeshjet e Kategorisë A

Brighton: £350 për të ecur me kapitenin, £250 për lojtarët e tjerë. Dy vende të lira plotësohen me short.

Burnley: £310 për të ecur me biletë VIP, përfitimet shkojnë për bamirësi. Gjashtë vende në shitje për £40

Chelsea: Falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

Crystal Palace: £375 për “pakon e artë”, £100 për të argjendtë nëse fëmija vjen me fanella të veta

Everton: të paktën një biletë falas + £599 për pakon e veçante që dërgon para në shoqata bamirëse

Leicester: £355 + disa vende të lira përmes shortit

Liverpool: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

Manchester United: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

Manchester City: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)

Newcastle: Flas

Norwich: £500 për të dalur me kapitenin. £379 për vendet e tjera

 Sheffield United: £360 për derbi. Çmimet nisin nga £300

Southampton: Falas

Tottenham: £485 për ndeshjet e Kategorisë A. Çmimet nisin nga £350

Watford: £100

 West Ham: £700 për ndeshjet e Kategorisë A.

 Wolves: £450 për derbi. Çmimet nisin nga £320.

“Kjo është duke u bërë privilegj për ata që kanë mundësi ta përballojnë”, ka thënë drejtori i ri i Komitetit Sportiv, Mediatik, Kulturor e Digjital, Julian Knight.

“Kjo shkon plotësisht në kundërshtim me rrënjët e klasës punëtore të futbollit”. 

(Kosova Sot Online)