U rikthye pas 9 muajsh, flet Arbër Zeneli

  • 03 March 2020 - 15:11
U rikthye pas 9 muajsh, flet Arbër Zeneli

Futbollisti kosovar u rikthye fundjavën që shkoi në ekipin e parë të Reimsit pas lëndimit që e la jashtë për plot nëntë muaj.

Arbër Zeneli ndihet i lumtur që i dha fund periudhës së errët.

Ylli kosovar u rikthye fundjavën që shkoi duke luajtur me ekipin e parë të Reimsit, ndërsa një javë më parë kishte luajtur edhe për ekipin e rezervistëve.

Përfaqësuesi kosovar është entuziast dhe mezi pret ta rikthejë formën ideale.

Ai ishte lënduar rëndë në muajin qershor të vitit të kaluar në ndeshje me Malin e Zi në Podgoricë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

 “9 muaj që nga ndeshja ime e fundit dhe 8 muaj nga operimi. I vendosur ta shoh se çka do të sjellë e ardhmja”, ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale.

Futbollisti ofanziv luajti 5 minuta në ndeshje me Monacon fundjavën që shkoi.

25 vjeçari shpreson të jetë i gatshëm dhe në formë për ta ndihmuar edhe Përfaqësuesen e Kosovës në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të luajnë me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “Play-Offit” në fund të këtij muaji. 

(Kosova Sot Online)