Rahoveci tërhiqet nga Liga Ballkanike?

  • 03 March 2020 - 15:42
Rahoveci tërhiqet nga Liga Ballkanike?

Klubi i basketbollit Rahoveci duket se është tërhequr papritur nga Liga Ballkanike.

“Vreshtarët” pritej ta zhvillonin nesër ndeshjen me Pejën në Ligën Ballkanike, por sipas të gjitha gjasave, kjo ndeshje nuk do të zhvillohet.

Në fakt, anëtari i bordit i klubit rahovecas, Xhuli Rama e ka konfirmuar lajmin.

“Po, jemi tërhequr nga gara”, ka thënë Rama për Asist Online.

Rahoveci është njëri prej ekipeve më të fuqishëm në basketbollin kosovar viteve të fundit.

(Kosova Sot Online)