Trajneri i PSG-së: Neymari është më i qetë tani

  • 04 March 2020 - 08:34
Trajneri i PSG-së: Neymari është më i qetë tani

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, po llogarit në Neymarin para një fazë vendimtare të sezonit 2019/20, duke besuar se ai është qetësuar pas kritikave që ia bëri klubit francez lidhur me inkuadrimin e tij në lojë para disfatës kundër Borussia Dortmundit.

Neymari e kritikoi publikisht vendimin e stafit të Paris Saint-Germainit për të mos e inkuadruar atë në lojë, duke sugjeruar se ky vendim bëri që ai të mos ishte në formën e tij më të mirë gjatë disfatës së klubit kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Në shkurt, braziliani mungoi në katër ndeshje për shkak të lëndimeve dhe pastaj shqetësimit të drejtuesve të PSG-së se ai mund të lëndohet para ndeshjes së Championsit. Kjo bëri që Neymari të lihet jashtë skuadrës për fitoren 6:1 kundër Dijonit në Kupën e Francës.

Më vonë Marca zbuloi se Neymari refuzoi të stërvitet, duke sugjeruar se po pushonte, edhe pse ishte e qartë se ka probleme mes dy palëve. Pastaj, ai u ndëshkua me karton të kuq dhe tani pritet të kthehet për ndeshjen kundër Lyonit në gjysmëfinalen e së mërkurës në Kupën e Francës.

“Ai është më i qetë tani. Në Bordeaux luajti mirë, por fatkeqësisht u ndëshkua me karton të kuq. Nuk ishte diçka e mirë, por ashtu ndodhi”, tha Tuchel, në konferencën për shtyp para përballjes kundër Lyonit.

“E kam një ndjenjë që ai është më i qetë tani. Ai po bëhet gati për ndeshjen e nesërme, ai do të luajë, është e nevojshme”.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai të luajë, që ai të jetë me ne në këtë fazë vendimtare. Do ta inkuadroj në skuadër me kënaqësi në ndeshjen kundër Lyonit”.

“E kam një ndjenjë që ai është me të vërtetë gati, që ai është më i qetë tani, ka më shumë vetëbesim dhe e ka gjetur ritmin e lojës sërish”.

(Kosova Sot Online )