Zyrtare: Shtyhet ndeshja Napoli – Inter

  • 04 March 2020 - 13:36
Zyrtare: Shtyhet ndeshja Napoli – Inter

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit, që ishte planifikuar të zhvillohet të enjten, është shtyrë për një datë tjetër. Lajmin e ka bërë të ditur Prefekti i regjionit Campania, Marco Valentini.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit, që fillimisht ishte planifikuar të zhvillohet të mërkurën, u anulua të martën.

Këto dy vendime u morën për shkak të ngritjes së madhe në numrin e vdekjeve shkaku i koronavirusiut në Itali gjatë ditëve të fundit.

Ende është e paqartë se kur do të zhvillohen këto dy ndeshje, pasi që agjenda e ndeshjeve tashmë është komplikuar mjaft shumë për klubet italiane.

Ndërkohë, në Spanjë, tani autoritetet përgjegjëse janë të shqetësuara për tifozët italianë që mund të udhëtojnë në Gadishullin Iberik për ndeshjet e garave evropiane. Për këtë arsye, mediumet spanjolle raportojnë se tashmë është vendosur që ato ndeshje të zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadiume.

Marca shkruan se UEFA ka pranuar t’i ndjekë rekomandimet e Ministrit të Shëndetësinë në qeverinë spanjolle, rrjedhimisht ndeshjet Valencia – Atalanta dhe Getafe – Inter pritet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura.

Ndërsa, në Ligën e Kampionëve, Barcelona gjithashtu po përgatitet për ta pritur Napolin në Camp Nou, ndërsa Roma do të udhëtojë në Sevilla për ndeshjen e Ligës së Evropës.

Mundo Deportivo pretendon se dy ndeshjet e lartpërmendura janë në pritje për një vendim, ndërsa Sport shkruan se përballja mes Barcelonës dhe Napolit nuk është në rrezik nga koronavirusi.

Megjithatë, në fund mund të vendoset që të gjitha këto ndeshje të zhvillohen pa praninë e tifozëve, në mënyrë që të mos ketë rrezik shtesë nga virusi Covid-19. 

(Kosova Sot Online)