Kane u premton tifozëve të Anglisë: Do të luaj në EURO 2020

  • 04 March 2020 - 14:59
Kane u premton tifozëve të Anglisë: Do të luaj në EURO 2020

Sulmuesi anglez i Tottenhamit, Harry Kane, ka insistuar se ai do të jetë jashtë fushës së lojës edhe për disa javë, por se do të kthehet për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian me ekipin kombëtar të Anglisë këtë verë.

Harry Kane nuk ka luajtur këtë sezon për Tottenhamin që kur doli nga fusha e lojës më 1 janar në disfatën kundër Southamptonit për shkak të një lëndimi muskulor.

26-vjeçari u detyrua të bëhet operacion për shkak të atij lëndimi, duke shtuar kështu shqetësimet e tifozëve se ai do ta humbë të gjithë sezonin 2019/20.

Megjithatë, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, lajmëroi se Kane është duke u shëruar më shpejt sesa që ishte planifikuar nga lëndimi i tij. Tani Kane ka thënë se shpreson të kthehet në skuadrën e klubit londinez në prill dhe është i bindur se do të luajë në Evropian në qershor.

“Sipas mendimin tim, do të luaj patjetër në Evropian. Do të jem aty, përveç nëse ndodh diçka drastike deri atëherë. Unë ende s’jam duke u stërvitur me ekipin e parë, por po përforcohem vazhdimisht”, ka thënë Kane.

“Do të më duhen edhe pak javë më shumë dhe pastaj do të kthehem në fushën e lojës. Nuk dua ta parashikoj se në cilën ndeshje do të kthehem, por shpresoj të jetë diku mes fillimit dhe mesit të prillit”. 

(Kosova Sot Online)