PSG e shet Neymarin për të mbajtur Mbappen

  • 05 March 2020 - 08:51
PSG  e shet Neymarin për të mbajtur Mbappen

Paris Saint-Germain mund të heq dorë nga njëri yll i madh i skuadrës dhe ta lejojë largimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni aktual i Ligue 1 është i mbushur me yje, por gjithmonë flitet për largimit e ndonjërit nga ta. Emrat më të përfolur për t’u larguar nga Parc des Princes padyshim se janë dyshja e sulmit Neymar-Mbapppe, të cilët dëshirohen nga klubet e mëdha.

Megjithatë, PSG tashmë ka vendosur se cilin lojtar ta mbajë dhe cilin ta largojë gjatë afati kalimtar të verës.

Sipas gazetës AS ,PSG është i vendosur ta mbajë Mbappen në klub dhe është i hapur për të shitur çdo lojtar tjetër, përfshirë edhe Neymarin.

Gazeta shton se PSG është gati t’i ofrojë Mbappes një nga pagat më fitimprurëse në futboll, në mënyrë që të sigurojë rinovimin e kontratës me ta.

Marrëveshja aktuale e yllit francez skadon në qershor të vitit 2022 me Real Madridin të lidhur fort si destinacioni i tij i ardhshëm i mundshëm.

(Kosova Sot Online )